Ballina Argëtim Kuriozitete Si mund t’iu përgjojë përmes celularit partneri juaj

Si mund t’iu përgjojë përmes celularit partneri juaj

Po i njëjti studim theksonte se këto shifra duhen marrë me shumë rezervë pasi kërkuesit kanë numëruar vetëm ato spywares (programe spiunë) që mund të gjenden në anglisht.

Përdorimi i këtyre aplikacioneve mund të arrihet vetëm nëse disponon fizikisht telefonin dhe kodin e personit që kërkon të përndjekësh, por në kushtet e një familjeje kjo nuk është një gjë kaq e komplikuar.

Shumica e aplikacioneve ofrojnë mundësinë që ikona e tyre të jetë e padukshme dhe megjithëse programi është instaluar në telefon, përdoruesi i aparatit nuk ka mundësi ta kuptojë.

Disa versione më të thjeshta, përpos vendodhjes, dekonspirojnë edhe listën e telefonatave që personi i përgjuar ka shkëmbyer, kurse më të komplikuarat arrijnë të zbardhin edhe mesazhet në whatsapp, sms, Facebbok dhe në faqen e takimeve Tinder.

Në rastet më ekstreme mund të aktivizohen në distancë kamera dhe mikrofoni i celularit pa djeninë e përdoruesit të tij.

Gazeta “Le Monde”, që i ka kushtuar këtij fenomeni një investigim të plotë dhe që Lapsi.al po e përshtat në shqip, tregon për raste shumë shqetësuese të keqpërdorimit të këtyre aplikacioneve.

Ajo tregon për historitë e baballarëve të ndarë, që i kanë vendosur fëmijës një aplikacion të fshehtë në I-pad-in e tyre me qëllim që të rigjenin nënën që fshihej si pasojë e ushtrimit të dhunës në familje. Raste të të rinjve që i ka lënë e dashuara dhe e kanë zbuluar ku ndodhet dhe e kanë kërcënuar, raste bashkëshortësh që janë ndarë vetëm si pasojë e përgjimeve të tilla.

Boll të kërkosh në Play Store në anglisht me frazën “si të gjej të dashurën time që më tradhëton” dhe aty shfaqen një mori oportunitetesh përgjimi. Për gjigandin e teknologjisë kjo është një minierë e vërtetë ari për të bërë para. Për çdo aplikacion që shtitet, Google merr një përqindje.

Biznesi shumfishohet edhe më të ardhurat që vijnë nga reklamat.

Për këtë qëllim Google deri përpara se të publikohej studimi i Cornell, Hunter College et Technion i bënte edhe publicitet shitjes së këtyre aplikacioneve. Por, tani një praktikë e tillë ka ndaluar. Megjithatë, nëse në motorin e kërkimit shkruhen fjalët: “Si të përgjosh…” fjalia që vazhdon automatikisht është “gruan tënde” ose “një telefon në distancë”.

Natyrisht përfituesit më të mëdhej të këtij biznesi janë krijuesit e këtyre aplikacioneve. Dhe pavarësisht se ata pretendojnë se i krijojnë ato për kontrollin dhe ruajtjen e fëmijëve nga prindërit, kjo praktikë lë shumë vend për abuzime.

“Ato kompani nuk e pranojnë këtë, por po të hysh në faqet e tyre gjen gjithnjë një dritare ku shkruhet: “si të zbuloj burrin që më tradhëton”, shpjegon Periwinkle Doerfler një nga autorët e studimit.

Duke u shtirur si klientë potencialë autorët e studimit kanë pyetur 11 prej faqeve që ofrojnë aplikacione spiune me pyetjen: “nëse unë përdor aplikacionin tuaj a do e marrë vesh im shoq që po e ndjek”?

Prej tyre tetë kanë pohuar që jo, dy nuk janë përgjigjur dhe vetëm një ka kthyer përgjigje duke thënë se ky veprim është i papranueshëm”.

Aplikacion “Hellospy” është një nga shembujt më flagrantë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews