Ballina Bota Tajlandë, dalin nga spitali djemtë që u nxorrën nga shpella

Tajlandë, dalin nga spitali djemtë që u nxorrën nga shpella

Tajlande-12 djemtë tajlandezë të dolën nga shpella Tham Luang së bashku me trajnerin e tyre, kanë lënë spitalin ku ishin shtruar pas shpëtimit të tyre.

Kushtet e tyre shëndetësore janë të mira thanë mjekët. Në orët që vijnë ata do të marrin pjesë në një konferencë për shtyp, më pas do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në takimin me gazetarët do të bëhen vetëm disa pyetje të cilat do të paraqiten paraprakisht tek autoritetet dhe nuk do të jetë e mundur intervistimi i djemve drejtpërdrejtë.

Djemtë u nxorrën nga shpella pas 18 ditësh, pas një operacioni të veshtire ndërkombetar ku u përfshine eksperte dhe zhytës nga e gjithë bota./ballkanweb/

Artikulli paraprakCAS merr nesër vendimin për Milanin, kuqezinjtë ëndërrojnë Europën
Artikulli tjetërRonaldo shkëput çdo gjë që e lidh me Madridin, shet shtëpinë dhe ndërpret punën për hotelin