Ballina Bota “Të qenit një lider”, çfarë i mësoi Presidentja kroate botës gjatë Kampionatit...

“Të qenit një lider”, çfarë i mësoi Presidentja kroate botës gjatë Kampionatit “Rusi 2018”

Spektatorët në sektorin VIP gjatë një kampionati botëror kanë tendencën të jenë më të qetë dhe më pak të zhurmshëm se tifozët në pjesët e tjera të stadiumit. Megjithatë, në finalen e së dielës, mes Francës dhe Kroacisë, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic ishte si një pikë e shndritshme në mes të turmës, shkruan World Economic Forum.

E veshur me fanellën kuq-e bardhë të ekipit kombëtar, Kitarovic shpenzoi pjesën më të madhe të kohës në këmbë, duke brohoritur e mbështetur ekipin e saj që në fund humbi me rezultatin 4-2. Përpara se të ftohej në zonën VIP, si e ftuar e Presidentit rus Vladimir Putin, Kitarovic shikonte çdo ndeshje të ekipit të vendit që drejton nga tribunat me tifozët e tjerë të Kroacisë.Image result for croatian president in rain

Të jesh një nxitëse e dukshme në një skuadër fituese është një nga pjesët më interesante të të qenit udhëheqës. Kroacia nuk kishte mbërritur kurrë më parë në një finale botërori, dhe skuadra e udhëhequr nga kapiteni (ish-refugjat) Luka Modric, u kthyen në heronj kombëtarë.

Por kur gjithçka përfundoi dhe Kroacisë nuk i mbeti gjë tjetër vetëm nderi pas një humbje zhgënjyese, Presidentja Kitarovic ishte po aq e pranishme dhe përkrahëse si në çdo fitore. Ajo i dha një përqafim të ngrohtë Modric-it të shkatërruar pasi ky i fundit u paraqit me “Topin e Artë”, çmimin për Lojtari më i mirë i Botërorit. Një shi i dendur filloi të bjerë gjatë ceremonisë së finales. Teksa shumë ndihmës vrapuan për t’i vendosur çadrat mbi kokat e Putin dhe zyrtarëve të tjerë, Presidentja Kitarovic qëndronte në shi duke përqafuar lojtarët e të dyja skuadrave.

Image result for croatian president in rain

Duke u treguar e gatshme për të qëndruar pozitive në një kohë zhgënjimi është një nga detyrat më të rëndësishme të një lideri. Presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ishte avokati më i mirë i kësaj pikëpamjeje. “Është më mirë të udhëheqësh nga mbrapa dhe të vendosësh të tjerët përpara, veçanërisht kur i gëzoheni një fitoreje. Por duhet të qëndroni në frontin e parë kur rreziku është afër. Kështu njerëzit do të vlerësojnë lidershipin tuaj,” thoshte ai.

Ngushëllimi i një skuadre në humbje gjatë një finaleje vështirë se mund të konsiderohet rrezik, por krijimi i një sensi uniteti dhe përkushtimi të palëkundur nga ana e Presidentes Kitarovic, ishte pjesa më e rëndësishme e punës së saj.

Një ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndihmës sekretar i NATO-s tha se Presidentja Kitarovic po udhëheq një ekonomi të qëndrueshme në lindje të Europës në një kohë jashtëzakonisht të pasigurt, e cila disa dekada më parë ishte pjesë e luftrave të përgjakshme. Qëndrimi pranë ekipit gjatë një momenti zhgënjimi publik është një tregues i vërtetë prej lideri.

BalkanWeb

@tn.lajmelokale
@tetovanews