Ballina Sport Thierry Henry do të bëhet trajner i këtij klubi anglez

Thierry Henry do të bëhet trajner i këtij klubi anglez

Aston Villa thuhet se do ta emërojë Henryn si trajner pasi Nassef Sawiris e ka blerë një pjesë të klubit.
Miliarderi egjiptian ka blerë 55 % të aksioneve të klubit nga Tony Xia të premten, dhe me shumë gjasë do ta zëvendësoj trajnerin Steve Bruce me legjendën e Arsenalit, transmeton Gazeta Express.

Henry e ka shprehur dëshirën e tij për të marrë një detyrë si trajner i futbollit pas punës së tij si asistent i trajnerit, Martinez, me kombëtaren e Belgjikës në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

@tn.lajmelokale
@tetovanews