Ballina Sport Tifozët e Japonisë të pikëlluar nga eliminimi dramatik, por nuk harrojnë të...

Tifozët e Japonisë të pikëlluar nga eliminimi dramatik, por nuk harrojnë të bëjnë këtë gjest

Pavarësisht humbjes së dhimbshme nga Belgjika në fund të ndeshjes, tifozët e Japonisë kanë vazhduar me gjestet e tyre fantastike.

Kombëtarja e Japonisë nuk ka arritur të kualifikohet për në çerekfinale, duke u mposhtur 3-2 nga Belgjika në “Rostov Stadium”. Pas humbjes, tifozët e Japonisë ashtu siç e kanë bërë zakon, janë përkujdesur për pastrimin e stadiumit duke larguar mbeturinat.

Ky akt i tyre ka shërbyer si mesazh për të gjithë tifozët, për mënyrën se si duhen mirëmbajtur stadiumet.

Veprimet e tyre janë përshëndetur si nga mediat ashtu edhe nga tifozët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews