Ballina Bota Xhirimi i cili e tmerroi botën, del një video nga burgu rus...

Xhirimi i cili e tmerroi botën, del një video nga burgu rus “Numër 1”

Opinioni rus ka mbetur i shokuar kur portali “Novaja Gazeta” e publikoi një video skandaloze nga një burg rus në të cilin shihet qartë se si rreth dhjetë gardian të burgut e torturojnë një të burgosur. Ky incident i tmerrshëm ka ndodhur në burgun “Numër 1”, në qytetin rus Jaroslavlje, 270 kilometra nga Moska. Në xhirim shihet se si gardianët e kanë shtrirë në tavolinë të burgosurin Jevgenij Makarov dhe e rrahin nëpër shputa të këmbëve. Së pari me duar e më pas me shkopinj gome. Sulmi ka ndodhur para një viti të cilin Makarov e kishte paraqitur, mirëpo fletëparaqitja “kishte humbur diku”. Por, papritmas, avokatja Irina Birjukova diqysh e kishte shti në dorë xhirimin e tmerrshëm dhe ia kishte dorëzuar medieve. Reaksioni ishte shumë i ashpër.

Birjukova ka marrë aq shumë kërcënime me vdekje saqë në fund u detyrua të arratiset nga Rusia, transmeton Insajderi.com. Kur doli video në publik, të nesërmen janë paraburgosur gjashtë gardian të burgut. Të tjerët janë suspenduar.Autoritetet ruse kanë paralajmëruar inspektimin e burgjeve në gjithë vendin, mirëpo qysh tani dihet se rasti i torturimit të Jevgenijt nuk ishte rasti i izoluar.“Më kanë rrahur çdo ditë. Më gjuanin në tryezë dhe më torturonin me duar dhe shkopinj gome”, ka thënë Ivan Nepomnjaski i cili kishte përfunduar në burg për shkak të pjesëmarrjes në protesta kundër Putinit. Avokatja e Jevgenijt ka zbuluar se cili ishte shkaku i sulmit. “Jevgenij ka parë që letra e nënës së tij ka përfunduar në dysheme. Gardiani filloi t’i fshijë këpucët me të. Jevgenij i kishte thënë disa fjalë të këqija gardianit, ndërsa ky i ishte përgjigjur: “Do të paguash për këtë!” Për fat të keq, gardiani e plotësoi premtimin…/Insajderi.com./

@tn.lajmelokale
@tetovanews