Ballina Aktualitet Lajme ZAEV NGA MOSTARI: AJO QË NA LIDHË ËSHTË STABILITETI, MBROJTJA DHE SIGURIA...

ZAEV NGA MOSTARI: AJO QË NA LIDHË ËSHTË STABILITETI, MBROJTJA DHE SIGURIA PËR QYTETARËT TANË DHE VENDET TONA

Kryeministri Zoran Zaev në Mostar, po merr pjesë në manifestimin “Mostar Peace Connection”, nga ku deklaroi

“Ajo që na lidh është e ardhmja e përbashkët e qytetarëve tanë. Ajo që na lidhë është stabiliteti, mbrojtja dhe siguria, ndërsa nga këto edhe fitimet ekonomike, për qytetarët tanë dhe vendet tona”

Nga konferenca e shtypit të qeverisë njoftojnë se, para fillimit të ngjarjes kryeministri Zaev kishte bisedime jo formale me përfaqësuesit nga Qendra për paqe dhe bashkëpunim multietnik, kryeministrin grek, Alexis Tsipras dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Zaev vendosi kurora lulesh në lumin Neretve, në shenjë të të paqes dhe viktimave të të gjitha luftërave.

Në një deklaratë për media, Zaev theksoi guximin e liderëve të të gjithë kryeministrave nga rajoni të cilët të ardhmen e ndërtojnë mbi themelet e së kaluarës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews