Drejtori sportiv i Federatës së Xhudistëve në Kosovë, Driton Kuka, ka siguruar se Kelmendi do të rikuperohet në kohë për të marrë pjesët në normat kualifikuese për Lojërat Olimpike të vitit 2020, të cilat do të mbahen në Japoni.
“Majlinda e ka kaluar me sukses operacionin në shpinë. Nuk është asgjë serioze dhe tani ajo është mirë. Operacioni është bërë tani që të ketë kohë të rikuperohet për normat e Lojërave Olimpike. Presim të shërohet ne tetor”.
Kuka e ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për trajtimin shëndetësor të Majlinda Kelmendit. Ai theksoi më tej se janë duke biseduar për të arritur një marrëveshje sipas së cilës sportistët kosovarë do të përkraheshin më shumë prej Ministrisë së Shëndetësisë./SS/