Ballina Sport PSG ‘vërsulet’ për Eriksen, oferta mbi 100 milion euro është e parezistueshme

PSG ‘vërsulet’ për Eriksen, oferta mbi 100 milion euro është e parezistueshme

Skuadra kampione e Francës shpreson të rrëmbejë nga skuadra e Tottenhamit mesfushorin danez, Christian Eriksen, lojtar që është kërkuar edhe nga Real Madridi, por pa ia dalë dot mbanë.

Për këtë arsye, PSG është gati të ofrojë 115 milionë euro për të marrë mesfushorin 26-vjeçar, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Express”. Eriksen ende nuk e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Tottenham, e cila skadon pas dy vitesh, ndaj dhe francezët shpresojnë që përmes kësaj oferte të bindin skuadrën angleze dhe lojtarin për ta sjellë në League 1.

Në rast se Eriksen nuk arrin të rinovojë kontratën me Tottenham deri në janar, atëherë skuadrat do të “vërsulen” për të marrë mesfushorin.

Eriksen ka ardhur në vitin 2013 te Tottenhami nga Ajaxi, duke realizuar deri tani 41 gola në 172 ndeshje me londinezët.

Këtë vit, skuadra londineze nuk bëri asnjë lëvizje në merkato, duke mos shitur dhe afruar asnjë futbollist.

Skuadra e PSG-së e konsideron si shumë të rëndësishëm mesfushorin danez në përpjekjet për të fituar Champions League sezonin tjetër.

Artikulli paraprakMomenti kur policët shpëtojnë dhëndrin dhe nusen nga përmbytja ditën e dasmës (VIDEO)
Artikulli tjetërLiderët e dy Koreve takohen sërish