Real Madridi raportohet se po pret që portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, të mbërrijë në Madrid të enjten para kompletimit të kalimit në Bernabeu.
Sipas “SkySports”, belgu aktualisht është në vendlindje dhe po pret lejen nga Chelsea që të fluturojë drejt Madridit për të kryer testet mjekësore.
Reali ka ofruar në formë huazimi Mateo Kovaçiqin dhe do të paguajë 35 milionë funte për Courtoisin, por Chelsea akoma s’ka pranuar ofertën.
Courtois më parë kishte kaluar tri vjet te Atletico e Madridit dhe po dëshiron rikthimin në Spanjë, siç thuhet për arsye familjare.