Ballina Sport Barcelona ndalet në “Mestalla”, Sevilla në krye të La Ligas

Barcelona ndalet në “Mestalla”, Sevilla në krye të La Ligas

Barcelona dhe Reali nuk janë më zotër të La Ligas, për të tretën javë radhazi, dy gjigantët e kampionatit spanjoll nuk arrijnë të fitojnë. Reali pësoi një humbje të paparashikueshme me Alaves, por edhe Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Valencian. Ezequiel Garay shënoi që në minutën e 2-të për vendasit, ndërsa “blaugranat” barazuan me Lionel Messin në të 23-ën.

Tentoi gjithçka Barcelona për ta fituar takimin, duke dominuar totalisht në lojë, por e pati të pamundur për të thyer për herë të dytë mbrojtjen e hekurt të Valencias. Për katalanët kjo ishte ndeshja e katërt radhazi në kampionat pa fitore.

Tashmë La Liga kryesohet nga Sevilla që fitoi 2-1 me Celta Vigon, ndërsa Barcelona ndjek me një pikë më pak, 15. Atletico e Madridit, që fitoi 1-0 me Betisin renditet në vend të tretë, me pikë të barabarta me Barcelonën, por një më shumë se Reali i Madridit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews