Dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është komentuar edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili paralajmëron stuhi dhe furtuna të reja që pritet të rrëzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
“Duke mos pasur dijeni për arsyet e dorëheqjes do thosha se është paralajmërim stuhish të reja furtune që do i japë fund kësaj historie qeverisje”, u shpreh Dule.
Gazetarët e kanë pyetur nëse largimi i Xhafajt është tregues i afrimit të zgjedhjeve të parakohshme dhe Dule ju është përgjigjur duke thënë se janë ndezur sinjalet e alarmit.
“Strukturat shtetërore të destinuara nga kushtetuta dhe ligjet për t’u vënë fre këtyre fenomeneve janë në status të kapur. Opinioni publik vuan nga fenomeni i mithridatizmit. Shoqëria jonë si mithridati që merrte një dozë helmi çdo ditë që të fitonte imunitet ndaj një fenomeni të mundshëm edhe shoqëria jonë po merr një dozë helmi nga skandalet e përditshme edhe kur ato janë të pakonceptueshme për një shoqëri demokratike. Duhen vënë në funksion sinjalet e alarmit”, tha kreu i PBDNJ.
Ai komentoi edhe reagimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dule, duke thënë se në një vend normal lidhja e vërtetuar me krimin e një zyrtari kaq të lartë do kishte sjellë dorëheqjen e kryeministrit.
“Fakti tronditës që do kishte shkaktuar dorëheqjen e kryeministrit në çdo vend të civilizuar u bë publik. Pushteti është blerë nga krimi për llogari të rilindjes. A ka cikël më vicioz për një vend?!”, theksoi Dule.