Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja ka ardhur pas një debati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Sipas “Kathimerinit”, Kotzias gjithashtu ka marrëdhënie jo të mira edhe me kryeministrin Alexis Tsipras, i cili nuk e ka mbështetur pas sulmeve të Kamenosit.
Gjatë një mbledhjeje të kabinetit ditën e martë, Kamenos e akuzoi Kotziasin për shpërdorim të fondeve të Ministrisë së Jashtme dhe si njeri të George Sorosit.
Top Channel