Ballina Aktualitet Rajoni Akuza të forta në Serbi: Ja kush u përfshi në arratisjen e...

Akuza të forta në Serbi: Ja kush u përfshi në arratisjen e Gruevskit

Çështja Gruevski është një nga tematikat më të diskutuara në Ballkan ditët e fundit.

Mënyra se si ai është ndihmuar për tu larguar në Hungari dalë-ngadalë po zbulohet.

Ai ka kaluar nga pika kufitare e Hanit të Hotit, ndërsa është ndihmuar nga amabasada hungareze, gjë kjo e konfirmuar nga policia.

Nga Mali i Zi dyshohet se Gruevski ka vijuar përmes rrugës tokësore, duke arritur në Serbi.

Një version i ngjarjes është se në Serbi, Gruevski është pritur dhe shoqëruar nga pjesëtarë të inteligjencës serbe.

Opozita serbe e akuzon Vuçiç se ka ndihmuar Gruevskin të kalojë kufirin në Hungari, ku ai tashmë ka përfituar azil./sot

@tn.lajmelokale
@tetovanews