Ballina Aktualitet Rajoni Debati për “shqiponjën”, Rama: U shkul nga flamuri dhe u ngul në...

Debati për “shqiponjën”, Rama: U shkul nga flamuri dhe u ngul në hyrje të Tiranës

Kryeministri Edi Rama iu kthye edhe një herë në Twitter çështjes së shqiponjës së hequr nga hyrja e Tiranës.

“Kadriu ati, biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit, ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje, të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman, që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia”, shprehet Rama.

Heqja e shqiponjës në hyrje të Tiranës u bë për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Një ditë më parë, Rama tha se për më tepër, vendosja e shqiponjës atje, ishte e shëmtuar.

Kjo solli reagimin e Bashës dhe Berishës, që e akuzuan Ramën se nuk i do simbolet kombëtare dhe po i përdhos.

Edhe në rrjet ka pasur debate për këtë veprim.(TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews