Ballina Sport Vrioni i jep një pikë Venezias në Serinë B (Video)

Vrioni i jep një pikë Venezias në Serinë B (Video)

Giacomo Vrioni gjen golin e tij të parë me Venecian në kampionatin e Serisë B në Itali. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua titullar nga trajneri Walter Zenga në transfertë me Foggian dhe me golin e tij të realizuar në fund të pjesë së parë i dha të drejtë teknikut për zgjedhjen e bërë.

Në fakt, Foggia kaloi ne epërsi që në minutën e 18-të, pas 11-metërshit të shndërruar në gol nga Iemmello, por në kohën shtesë të fraksionit të parë, Vrioni me instiktin e sulmuesit devijoi drejt rrjetës një top të pasuar nga e majta nga Bruscagin.

Një sinjal i parë ky i Vrionit për trajnerin Panucci, i cili nuk ka më kohë për eksperimente për fushatën eliminatore të Euro 2020, që nis më 22 mars më ndeshjen e shtëpisë me Turqinë.

20-vjeçari Vrioni është aktivizuar në total për 401 minuta në 7 ndeshje të këtij sezoni në Serinë A. Në 5 raste e ka nisur takimin titullar, ndërsa në dy sfida është aktivizuar si zëvendësuar. Me golin e realizuar ndaj Foggias pritet të ketë më shumë hapësira në formacion, edhe pse konkurrenca në sulmin e Venezias është mjaft e fortë.

Venezia pas 13 javëve të para klasifikohet në vendin e 13-të me 16 pikë, 4 pikë larg zonës play off.

https://youtu.be/ItnTVbDQnj8