Ballina Argëtim Zbulohet se çfarë biseduan Obama, Clinton e Trump gjatë funeralit të George...

Zbulohet se çfarë biseduan Obama, Clinton e Trump gjatë funeralit të George H.W. Bush (VIDEO)

Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme që mblodhi kundërshtarët politikë dhe i detyroi ata të ishin pjesë në disa ndërveprime, disa madje jo të lehta.

Derisa bota ka shikuar bashkë rivalë dhe miq si çifti Obama, Klinton dhe Trump, derisa përshëndetën njëri-tjetrin në funeralin e tanimë të ndjerit ish-presidentit George H. Ë. Bush, të mërkurën, ishte pothuajse e pamundur të thuhej se çfarë thoshin me buzëqeshjet dhe buzët e tyre.

Por, tani më, një “lexues i buzëve” ka zbuluar disa nga bisedat e tyre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas Larry Wenig, shkëmbimet e fjalëve ishin të gjitha miqësore.

Kur ish-nënpresidenti Dick Cheney përshëndeti Barak Obamën, ai e mirëpriti atë me një buzëqeshje: “Mirë që të shoh ty z. President”.

Ndërkohë Hillary Clinton dhe Michelle Obama biseduan të qeta me njëra-tjetrën para se të uleshin në vendet e tyre.

Sipas Wenig, Hillary i tha Michelle: ‘Më pëlqen’ dhe ‘unë jam aq krenar për ju’. Nuk është e qartë se çfarë po i referohej, por gjithashtu përmendi ‘familjen’. Ka të ngjarë që ato po flisnin për librin e sapo publikuar të Michelle, “Becoming”.

Megjithatë, po sipas tij, Hillary kishte një shkëmbim pak më të ngrirë me zëvendëspresidentin Mike Pence dhe gruan e tij Karen.

Kareni dukej sikur e kishte ftuar Hillaryn për diçka dhe ajo e pranoi ftesën kur u takuan ballë për ballë, duke thënë: ‘Më ftove në një ngjarje’.

Nuk është e qartë se çfarë u tha tjetër mes tyre.

Për fat të keq, Ivanka Trump dhe Chelsea Clinton, dikur miq, tanimë armiq politikë, ishin ulur shumë larg prapa në karrige për t’u kuptuar.

Ndërsa eksperti i gjuhës së trupit Dr. Lillian Glass gjithashtu kap momentin se si ndryshoi humori kur Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump morën vendet e tyre, pranë çiftit Obama dhe Klinton.

“Ju e shihni, Obama është shumë i tensionuar. Ai ka një buzëqeshje shumë ‘mashtruese’…”.

“Sytë e tij nuk janë duke lëvizur. Michelle ka një buzëqeshje ‘mashtruese’, sytë e saj nuk janë duke lëvizur gjithashtu”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews