Ballina Kronika Bënë ‘kërdinë’ me vjedhje, dy “skifterat” shqiptarë përleshen me… (VIDEO)

Bënë ‘kërdinë’ me vjedhje, dy “skifterat” shqiptarë përleshen me… (VIDEO)

Të cilësuar si “skifterët” e goditjeve me vlerë dhjetëra-mijëra euro në zonën e Forlit në Itali, dy të rinj shqiptar janë arrestuar nga autoritetet italiane në “bazën” e tyre, sapo ishin kthyer nga aksioni.

Djemtë shqiptarë, të moshës 23 dhe 27 vjeç, mësohet se në momentin e arrestimit janë përleshur me karabinierët. Mediat italiane raportojnë se ata kanë goditur me grushte e shqelma agjentët, në përpjekje për t’u arratisur.

Gjatë kontrollit të rrobave të tyre, policët gjetën bizhuteri të shumta, që besohet se janë rezultat i dy vjedhjeve që ndodhën disa orë më herët.

Edhe gjatë inspektimit të shtëpisë, shqiptarëve iu gjetën sende të shumta me vlerë mbi 10 mijë euro.

Ndërkohë, në një makinë që ata e përdornin për të lëvizur, u gjet një gur fresibël që shërben për të prerë kasaforta. Kontrollet e mëvonshme kanë zbuluar se ndaj njërit prej tyre ishin lëshuar dy urdhër-arresti evropian, nën akuzën e tentativës së vrasjes dhe armëve luftarake, të lëshuar nga Spanja dhe Greqia.

https://youtu.be/iTPRJTgR46E

@tn.lajmelokale
@tetovanews