Ballina Bota “Blini shtëpi me 1 euro”, oferta italiane ‘çmend’ botën

“Blini shtëpi me 1 euro”, oferta italiane ‘çmend’ botën

Sambuca është një qytet i bukur në ishullin e Sicilisë në jug të Italisë.

Një lajm i publikuar nga prestigjiozet botërore CNN dhe TheGuardian duket se ka krijuar një mal me kërkesa nga ana e njerëzve për të jetuar dhe investuar në këtë vend.

Lajmi se në këtë ishull shtëpitë shiteshin vetëm 1 euro dukte se ka ‘çmendur’ gjithë botën, duke çuar numrin e kërkesave në pak orë në 40 mijë.

Zhvendosja drejt metropolit e ka lënë këtë qytet thuajse të pabanuar, e për këtë arsye kryetari i bashkisë së zonës ka vendosur që shtëpitë e pabanuara t’i shesë për 1 euro. Një ofertë që duket se është mirëprituar nga investitorë të huaj. Shtëpitë kanë dalë në shitje me këtë vlerë të papërfillshme vetëm për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt qyteteve të mëdha.

Mbi 40 mijë kërkesa për informacion brenda pak orësh;
Zyra qëndrore e qytetit është bllokuar me thirrje telefonike nga e gjithë bota, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara; interesin e kanë shprehur edhe një grup investitorësh arabe të gatshëm për të blerë të gjitha shtëpitë në këtë qytet.

“Në krahasim me qytetet e tjera që e kanë bërë këtë vetëm për propagandë, oferta jonë është serioze. Nuk do të ketë asnjë ndërmjetës mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ju dëshironi një shtëpi, e merrni atë menjëherë!”, ka deklaruar kryetari i komunës Giuseppe Cacioppo.

Kushti është që pronarët e rinj është se duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë eurosh, si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë eurosh. Pasi ata do të kryejnë rikonstruksionin e banesës, atyre iu rikthehet depozita prej 5 mijë eurosh.

/Burimi: lasicilia.it- G.Z