Ballina Kronika BMW-ja përmbyset në autostradën Tetovë-Shkup, shoferi nga Tetova përfundon në klinikat e...

BMW-ja përmbyset në autostradën Tetovë-Shkup, shoferi nga Tetova përfundon në klinikat e Shkupit

Një aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup është raportuar dje në ora 17 e 30.

Një makinë e tipit BMW, e drejtuar nga 43-vjeçari V.M. nga Tetova është përplasur në mbrojtëset metalike të autostradës në afërsi të hyrje-daljes për në Kondovë dhe pastaj është përmbysur, transmeton Tetova News.

Në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është konstatuar se shoferi ka pësuar plagë të rënda trupore.

Nga ana e një grupi hetimor nga SPB-Shkup janë kryer hetime në vendin e ngjarjes./tetova.com

@tn.lajmelokale
@tetovanews