Ballina Aktualitet Rajoni Bullgaria planifikon t’i japë fund skemës së shitjes së pasaportës për të...

Bullgaria planifikon t’i japë fund skemës së shitjes së pasaportës për të huajt

Bullgaria do t’i japë fund dhënies së nënshtetësisë të huajve në këmbim të investimeve në vend. Lajmin e bëri të ditur sot Ministria bullgare e Drejtësisë, sipas të cilës kjo skemë nuk ka sjellë ndonjë përfitim ekonomik për vendin.

Ndryshimet ligjore vijnë një ditë pasi Reuters raportoi se ekzekutivi i BE do të paralajmërojë se skema të tilla mund të ndihmojnë grupet e huaja të krimit të organizuar të infiltrojnë në bllokun 28-anëtarësh dhe të rrisin rrezikun e pastrimit të parave, korrupsionit dhe evazionit fiskal.

Bullgaria është një nga tre vendet e BE-së, së bashku me Qipron dhe Maltën, që aktualisht japin shtetësinë kundër investimeve. Njëzet shtete anëtare, duke përfshirë këto tre, gjithashtu shesin leje banimi.

Në Bullgari, të huajt mund të marrin një pasaportë, e cila hap derën për shumicën e vendeve të BE, për investime që variojnë nga 1 milion leva ose 580,922 dollarë deri në 2 milionë leva. Investimet gjithashtu mund të bëhen në obligacione qeveritare.

“Të dhënat tregojnë se qëllimi për të rritur investimet e huaja reale dhe zhvillimin ekonomik nuk është arritur. Si rezultat, nuk janë krijuar vende të reja pune apo rritja ekonomike“, tha ministria në një deklaratë.

“Në disa raste është konstatuar se në një fazë të mëvonshme, investimi në fakt nuk u materializua për shkak të shitjes së letrave të thesarit të blerë ose për arsye të tjera“, vazhdoi më tej deklarata.

Ministria e Drejtësisë tha se vetëm 50 të huaj nga Rusia, Egjipti, Izraeli dhe Pakistani kishin marrë pasaportë kundër investimeve që nga viti 2013.

Ndryshimet ligjore gjithashtu do të forcojnë kontrollet dhe rregullat për dhënien e shtetësisë për njerëzit me origjinë etnike bullgare.

Në muajin tetor, prokurorët bullgarë akuzuan një zyrtar të lartë shtetëror si pjesë e një hetimi për një mashtrim me dokumenta që ata thoshin se u mundësonte të huajve të merrnin pasaporta bullgare dhe të udhëtonin lirisht në bllok. (TemA TV)

Artikulli paraprakSali Berisha publikon foton e rrallë me Ibrahim Rugovën
Artikulli tjetërLorik Cana: Kosova ka arritur në futboll atë që Shqipëria nuk e ka arritur për 80 vjet