Ballina Sport Çikalleshi firmos dhe prezantohet te skuadra e tij e re: Këtu, si...

Çikalleshi firmos dhe prezantohet te skuadra e tij e re: Këtu, si në shtëpi

Sokol Çikalleshi nga tani e tutje do të bëhet pjesë e skuadrës së Akhisarspor në kampionatin turk të futbollit. Zyrtarizimi ka ardhur sot ku është konfirmuar nga të gjitha palët se sulmuesi i përfaqësueses shqiptare transferohej përfundimisht te klubi i Superligës turke për të cilin kishte luajtur edhe më parë një gjysmë sezoni.

Ashtu siç është njoftuar nga klubi, por edhe nga vetë futbollisti në një postim në rrjetet sociale, Çikalleshi ka firmosur për tre vite e gjysmë me skuadrën e tij të re që ka blerë kartonin ng Osmanlispor.

@tn.lajmelokale
@tetovanews