Ballina Aktualitet Rajoni Deklarata që tronditi Serbinë: Gruaja e Oliver Ivanoviqit është “femër djall”, argëtohet...

Deklarata që tronditi Serbinë: Gruaja e Oliver Ivanoviqit është “femër djall”, argëtohet nëpër klube nate

Njëri nga krerët e Lidhjes për Serbinë, Zheljko Veselinoviq ka komentuar mospjesëmarrjen e Milena Ivanoviqit në kujtimin për një vjetorin e vrasjes së bashkëshortit të saj.

Veselinoviq e ka quajtur bashkëshorten e Ivanoviqit “grua djall”.

“Pranë kësaj gruaje, Oliverit nuk i janë dashur armiqtë. Gruaja e cila vetëm pak muaj pas vrasjes së burrit gjezdis nëpër klubet e Beogradit dhe nuk vjen në përvjetorin e burrit të vrarë është grua djall”, ka shkruar Veselinoviq në llogarinë e tij në Twitter.

Dje, liderit të vrarë të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviqit në varrezat e Beogradit i është mbajtur ceremonia e shënimit të një vjetorit të vrasjes.

Aty kanë marrë pjesë anëtarët e familjes së tij, mirëpo e pranishme nuk ishte bashkëshortja, Milena, si dhe nënkryetari i Qeverisë, Rasim Lajiq, dhe liderët opozitarë.

Në mesin e atyre që ishin të pranishëm u panë edhe Dragan Gjilas, Zoran Lutovac, Borko Stefanoviq, Boris Tadiq, Slavisha Ristiq dhe Gjorgje Vukadinoviq.

Të kujtojmë se deklarata e Veselinoviqit është kritikuar ashpër nga zyrtarët e pushtetit në Serbi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews