Ballina Bota Deputeti britanik dhe misteri i telefonatave me një numër shqiptar

Deputeti britanik dhe misteri i telefonatave me një numër shqiptar

Një deputet britanik rezulton të ketë konsumuar gati 1 mijë Paund shpenzime telefonike. Johnny Mercer, deputet konservator, i ka bërë këto thirrje telefonike përgjatë vitit 2016. Por pavarësisht faturës së lartë, ai thotë se numri i tij është hakeruar dhe është përdorur nga persona të tjerë. Deputeti mohon që t’i ketë kryer ai këto shpenzime të larta.

Nga verifikimet rezulton se pjesa më e madhe e thirrjeve telefonike, që përfshijnë koston prej 465 Paund, janë bërë me një numër misterioz në Shqipëri. Telefonatat janë kryer zakonisht gjatë orëve të natës në muajin Mars të atij viti. Deputeti Mercer insiston se këto telefonata janë bërë nga persona të tjerë që i kanë hakeruar numrin.

“Kishte rreth 65 thirrje telefonike që zgjasnin 1 deri në 30 minuta me të njëjtin numër shqiptar në datat 20 dhe 21 Mars. Nuk ka informacione të mjaftueshme që të përcaktohet qëllimi i këtyre thirrjeve telefonike. Ne sugjerojmë se duhet të përfshihet në hetimin mbi kostot e larta të telefonisë”, thuhet në raportin për shpenzimeve telefonike të deputetit britanik.

Dyshohet se deputeti Johnny Mercer i ka përdorur thirrjet telefonike për qëllime politike, ndërsa vet ai thotë se shpenzimet e tij të mëparshme mujore nuk kanë qenë më shumë se 100 Paund. Pavarësisht gjetjeve të këtij raporti, mediat britanike nuk raportojnë që ndaj tij të jetë ndërmarrë asnjë veprim zyrtar. /tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews