Ballina Bota Ekspertja flet mbi fuqinë punëtore që kërkon Gjermania

Ekspertja flet mbi fuqinë punëtore që kërkon Gjermania

Dr. Carola Burkert, eksperte për migracionin në Institutin për Studimin e Tregut të Punës dhe Profesionit, një ent studimor i Agjencisë Federale Gjermane të Punës, ka folur për DW mbi punësimin në Gjermani.

Sipas saj ligji i ri për fuqinë punëtore, i cili hyn në fuqi në 1 janar 2020, ka si qëllim përmbushjen e nevojave për fuqi punëtore të ekonomisë gjermane dhe sigurimin e kontrollimin e fuqisë punëtore nga vendet e treta. Sipas ekspertes fokusi është tek punëtorët e kualifikuar.

Ajo thotë se ligji krijon lehtësi sepse barazon personat me shkollim profesional me ata me universitet, gjithsesi shton se me ligjin vjen dhe një vështirësi , siç është njohja e çertifikuar e gjuhës gjermane.

Ekspertja shton se ligji do të hyjë në fuqi në vitin 2020 sepse ka punë parapërgatitore, kryesisht në ambasada dhe administratë ku do të shtohen kërkesat për viza pune. Ndaj ajo parashikon një sërë vonesash gjatë procesit. /Opinion.al

Burimi: DW

@tn.lajmelokale
@tetovanews