Ballina Bota GJERMANI – Nxirren në internet të dhënat personale të qindra politikanëve, mes...

GJERMANI – Nxirren në internet të dhënat personale të qindra politikanëve, mes të cilëve edhe kancelarja Angela Merkel

Të dhënat personale të qindrave personaliteteve politike gjermane, mes të cilëve edhe kancelarja Angela Merkel, u nxorën në internet, njoftoi sot qeveria, por pa dhënë detaje nëse bëhet fjalë për një sulm kibernetik apo jo.

“Asnjë e dhënë delikate që ka të bëjë me kancelaren nuk është bërë publike në këtë rast”, theksoi zëdhënësja Martina Fietz, duke konfirmuar gjithashtu se nga këto publikime shënjestrohej Angela Merkel.

Këto të dhëna ishin publikuar nëpërmjet një profili në “Twitter” që në periudhën e Krishtlindjeve por qeveria gjermane njoftoi për këtë ngjarje vetëm sot.

“Qeveria nuk as nuk mund të konfirmojë dhe as nuk mund të mohojë në këtë çast nëse bëhet fjalë për një sulm kibernetik”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Soren Schmidt.

@tn.lajmelokale
@tetovanews