Ballina Bota Gjermania ankohet se Zvicra po ia merr mjekët

Gjermania ankohet se Zvicra po ia merr mjekët

Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë rregullat për të ndalur shtetet anëtare të marrin mjekët dhe profesionistët e njëri-tjetrit. Paralajmërimi ka ardhur nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ai e ka përshkruar këtë si një ‘efekt goditës’ të vendeve që tërheqin mjekë nga vendet fqinje, siç është rasti i Zvicrës, e cila po merr mjekët nga Gjermania.

“Kjo nuk mund të jetë e drejtë. Prandaj duhet të mendojmë nëse duhet të krijojmë rregulla të reja për joshjen e njerëzve me profesione të caktuara brenda BE-së dhe pa e vënë në pikëpyetje thelbësisht lirinë e lëvizjes brenda Evropës”, është shprehur ai për “Blick am Sonntag”, transmeton ‘Scan’.

Spahn shtoi se aktualisht kishte marrëveshje të tilla brenda Organizatës Botërore të Shëndetësisë që mund të shërbenin si një model, por ai nuk shpjegojë se çfarë ishin ato apo se si mund të zbatoheshin në BE.

@tn.lajmelokale
@tetovanews