Ballina Bota Gjermania: Britania të qëndrojë në BE, ndryshe marrëdhëniet tona mund të ftohen

Gjermania: Britania të qëndrojë në BE, ndryshe marrëdhëniet tona mund të ftohen

Gjermania i bën thirrje Britanisë të qëndrojë në Bashkimin Europian. Pasuesja e kancelares gjermane Alngela Merkel në partinë e Kristian-Demokratëve Annegret Kramp-Karrenbauer, tha se Brexit mund të ftohë marrëdhëniet mes dy vendeve. Kjo përpjekje që vjen nga Berlini, mund të ndryshojë planet e kryeministres Theresa May për Brexit.

“Pa kombin tuaj të madh, ky kontinent nuk do të ishte ajo që është sot. Pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, Britania nuk u dorëzua për ne. Ajo na mirëpriti si një komb sovran dhe një fuqi evropiane. Ne do të humbasim gjërat që na bashkojnë, por më shumë, do të humbasim popullin britanik dhe të gjithë miqtë tanë atje”.

Britania do të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, një kohë që sipas liderëve gjermanë, nuk është tepër vonë për të ndryshuar vendimin.

Por Theresa May është e vendosur për të vazhduar punën për Brexit.

Pak ditë më parë ajo humbi votimin për marrëveshjen, por fitoi votëbesimin për qeverinë të mërkurën, duke I dhëne një tjetër shtyse përpara planeve të saj të divorcit me Bashkimin Europian.

Në një deklaratë për mediat ajo beri të ditur se është detyra e saj që të zbatojë porosinë e popullit britanik për t’u larguar nga BE, ndaj i bëri thirrje parlamentit të bashkëpunojë për të arritur një marrëveshje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews