Ballina Bota Ish-këshilltari i George Bush: Trump dorëhiqet këtë vit

Ish-këshilltari i George Bush: Trump dorëhiqet këtë vit

Ish-këshilltari i Presidentit George Bush, Alan J. Steinberg, parashikon se Presidenti Donald Trump do të japë dorëheqjen në 2019, shkruan Newsweek.

Steinberg shkruan se Trump, do të dorëhiqet në këmbim të imunitetit për veten e tij dhe familjen e tij.

Ai shkruan se Trump ka shumë sfida ligjore me të cilat po përballet, por kryesoret mbeten hetimet për Prokurorit Special Robert Mueller, për një ndërhyrje të dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale 2016.

“Me gjithë ato makthe ligjore me të cilat përballet Trump dhe presidenca e tij, duket pothuajse e pamundur që ai të rizgjidhet në vitin 2020. Ekonomia duket se ka filluar në një recesion të ashpër, siç dëshmohet nga rënia e fundit në tregun e aksioneve”, shprehet Steinberg. / I.M-Dritare.net

@tn.lajmelokale
@tetovanews