Ballina Kronika Karambol në Tetovë: Përplasen dy makina të tipit Mercedes Benz

Karambol në Tetovë: Përplasen dy makina të tipit Mercedes Benz

Sot (29 janar), në ora 17 e 45 minuta, në bulevardin “Iliria” tek mbikalimi hekurudhor ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë makina e tipit “Mercedes” me targa të Prilepit, e drejtuar nga 25-vjeçari A.A. nga Prilepi dhe makina e tipit “Mercedes” me targa të Kumanovës e drejtuar nga 36-vjeçari B.M. nga Kumanova.

Gjatë aksidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar shoferi B.M. nga Kumanova, i cili pas dhënjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës është lëshuar për mjekim shtëpiak./Tetova1

@tn.lajmelokale
@tetovanews