Nga Chris Cillizza*
Është shumë e vështirë për të mbijetuar shumë gjatë në Shtëpinë e Bardhë të Trump. Presidenti është një njeri jashtëzakonisht gjykues, i cili gjithashtu ndodh të jetë jashtëzakonisht i gjallë; njerëzit që ai do sot mund të jenë njerëz që ai urren – ose të paktën nuk u beson – nesër.
Kjo më kujton një rast të Kellyanne Conway, këshilltaren kryesore të presidentit Donald Trump. Conway ka qenë një prani e rregullt në anën e Trump që nga pranvera e vitit 2016, kur Ted Cruz, për të cilin kishte shërbyer si këshilltar, shpalli sfidën e tij ndaj Trump.
Ajo përfundimisht vendosi të ishte menaxhere e fushatës së Trump për muajt e fundit të fushatës dhe ka pasur në një rol të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë që nga dita e parë.
Gjë që është e çuditshme pasi kaq shumë njerëz në punë të administratës së lartë janë zhdukur. Reince Priebus, John Kelly, Sean Spicer, Jim Mattis, Rex Tillerson, H. McMaster, Anthony Scaramucci, Hope Hicks, Rob Porter, Scott Pruitt, Steve Bannon. Ka shumë më tepër. Por mjafton për të krijuar një ide.
E megjithatë, Conway mbetet. Jo vetëm kaq, por ajo kurrë nuk përmendet si dikush që ka pasur mosmarrëveshje me Trumpin, dikush që ka humbur besimin e tij, dikush që është e dhënë më shumë sesa duhet pas punës së tyre.
Si? Pyetje e mirë! Dhe një pjesë e re nga libri i ish-ndihmësit të Trump, Aid Cliff Sims, në kohën e tij në Shtëpinë e Bardhë – “Ekipi i Vipers” – ofron një teori shumë të mundshme: Conway është personi më i ngjashëm me Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Këtu është një pjesë kyçe nga Sims:
“Agjenda e saj – e cila ishte mbijetesa e saj mbi të gjithë të tjerët, duke përfshirë edhe presidentin – u bë gjithnjë e më transparente. Pasi ta keni kuptuar këtë gjë, gjithçka rreth saj duket aq e llogaritur, çdo deklaratë, madje edhe një shfaqje spontane, në mendjen e saj ka gjithmonë një grup të cilit i drejtohet.
Ajo duket skur është gjithmonë e veshur me një pallto të padukshme me lesh, me një buzëqeshje që tregon se di gjithçka, sikur ka mbledhur 98 Dalmatë dhe i kanë mbetur vetëm 3 të tjerë.
“Unë nuk jam i sigurt se presidenti e kupton plotësisht këtë gjë lidhur me Kellyanne, por diçka që ata të dy e ndajnë së bashku, është dashuria për vëmendjen e medias ; ndryshe nga shumica e qenieve njerëzore, frika më e madhe e Trump nuk është vdekja, dështimi apo humbja.
Nëse ai merr vëmendje, ai është i rëndësishëm. Pak rëndësi nëse vëmendja është pozitive apo jo. Rëndësi ka që nuk ks indiferencë kundrejt tij. ”
Kjo është një pikë e rëndësishme e njohjes në Conway dhe Trump.
Ata të dy e shohin dhuratën e tyre përfundimtare si aftësinë e tyre për t’i mbijetuar çdo gjëje – dhe madje për të lulëzuar.
Trump falimentoi tre herë, por fitoi çdo herë, fiton dhe vetëm mbijeton.
Conway punoi për Kruzin, i cili e gëlltiti Trumpin si një “frikacak” gjatë fillimit, pastaj arriti të shkonte në rrethin e brendshëm të Trump dhe të qëndronte atje.
Trump u përball me regjistrimin e audios së tij duke folur për gratë me terma ofendues vetëm pak kohë para zgjedhjeve 2016 dhe fitoi gjithsesi.
Conway shpiku frazën “fakte alternative” dhe nuk pësoi pasoja negative brenda botës së Trump.
Edhe kundërshtimi publik dhe shpesh i deklaruar i burrit të saj ndaj Trump nuk duket se ka penguar rolin qendror të Conway në Shtëpinë e Bardhë.
Gjëja tjetër e rëndësishme që duhet të vihet në dukje në atë fragment të Sims është fokusi obsesiv tek mediat – dhe mendimet e tyre – të të dyve, Conway dhe Trump.
Ndërkohë që Trump sulmon mediat në çdo hap, ai është gjithashtu konsumatori më i zellshëm i saj, sidomos nëpërmjet televizionit kabllor.
Dhe ndërkohë që Trump kurrë nuk e pranon këtë gjë, ai kujdeset me imtësi për atë çfarë media a) mendon për të dhe b) thotë për të.
Çfarë Conway ka kuptuar gjatë gjithë kohës së saj me Trump, është se mënyra si media e percepton atë – dhe vlerën e saj për të Trump – është çelësi .
Çdo këshilltar në Shtëpinë e Bardhë mund t’i tregonte Trump se Conway ishte një makth- kjo është sigurisht mënyra se si Sims e portretizon atë – por asgjë nuk ka rëndësi nëse Conway u konsiderua nga mediat si dikush që ishte një mbrojtëse efektive për Trump.
Nëse media mendonte se kishte rëndësi, atëherë ajo kishte rëndësi për Trump. Pikë.
Ajo e e bëri për vete Trump duke qenë si ai. Nëse ajo përdor njerëz për të përmbushur një qëllim më të gjerë, nuk ka asnjë problem, ai bën të njëjtën gjë!
Nëse shumë njerëz thanë se ajo ishte e paaftë dhe duhej të largohej, a nuk e kanë thënë njerëzit këtë përgjatë gjithë karrierës së saj?
I pyetur për akuzat e librit për publikimin e informative konfidenciale, Conway tha të enjten se nëse ajo ka diçka për t’i thënë shtypit, është tashme publike.
“Ju e dini kush janë publikuesit vërtetë,” u tha ajo gazetarëve.
“Nëse unë i zbuloj … do të duhet të zbuloj edhe ata për të cilët është folur. Kjo do të ishte diçka shumë argëtuese.”
Përsa i përket pjesës së Trump, nuk mund të pushosh veten tënde nga puna. Apo dikë që të kujton aq shumë veten.
“Çfarë pune ka bërë,” tha Trump për Conway vitin e kaluar. “Çfarë pune ka bërë!”
Me të vërtetë.
*CNN-Shqipëroi për TemA: Diona Çeço