Ballina Bota Analiza Krizë në vitin 2019? Ja çfarë thotë parashikimi

Krizë në vitin 2019? Ja çfarë thotë parashikimi

“Në kohën e Donald Trump dhe të Brexit, të proteksionizimit dhe populizmit a është duke u bërë bota më e vështirë për t’u parashikuar”?  Kështu nis një artikull i “Financial Times” që në fund të dhjetorit si çdo vit publikoi parashikimet e analistëve mbi fatin ekonomik të botës.

Nga 20 pyetje në lidhje me parashikimin e botës që ata bënë një vit më parë, ata iu përgjigjën saktë vetëm 8 prej tyre, ky ishte rezultati i tyre më i keq gjatë viteve të fundit.

Aanalistët gabuan duke parashikuar se do të fillonin procedimet kundër Donald Trump, gabuan në zgjedhjen e kandidatit për President në Meksikë, në planifikimin e gabuar të buxhetit të Eurozonës dhe përfaqësuesen që do të fitonte Kupën e Botës. Ata ishin shumë më tepër optimist sa i përket rritjes së çmimit të naftës, rritjen e tregjeve në zhvillim dhe S&P 500. Analisti i ekipit të FT-së që arriti të parashikonte saktë shumicën e pyetjeve dhe që bëri vetëm 3 gabime në 20 pyetje ishte Mohammed Shahake Miah nga Rochdale në Angli.

Mes shumë pyetjeve analistët e “Financial Times” i përgjigjen një pyetje mjaft të rëndësishme sa i përket ekonomisë globale gjatë këtij viti.

A do të ketë një krizë të re financiare gjatë këtij viti? Ja si përgjigjen analistët

Jo, nëse ne do ta përcaktonim krizën financiare si një gjë në të cilën politikëbërësit duhet të shpëtojnë, ose të zgjidhin problemet, në më shumë se një institucion financiar të rëndësishëm global në të njëjtën kohë.

Por do të ketë periudha trazirash në shumicën e tregjeve financiare dhe në disa prej ekonomive kombëtare. Një arsye për të qenë optimist është se bilancet e institucioneve financiare globale janë forcuar ndjeshëm krahasuar me krizën e vitit 2008.

Një arsye tjetër për të qenë pesimistë është se normat e interesit mbeten të ulëta, niveli i borxhit dhe shumë çmime të aseteve janë të larta. Në këtë drejtim rrezikohen disa tregje në zhvillim si, Kina, Britania e goditur nga Brexit, borxhi sovran italian dhe aksionet amerikane. -Martin Wolf

@tn.lajmelokale
@tetovanews