Ballina Aktualitet Rajoni Ligji për Marrëveshjen e Prespës shpallet në “Gazën Zyrtare” në Greqi

Ligji për Marrëveshjen e Prespës shpallet në “Gazën Zyrtare” në Greqi

Ligji sipas të cilit ratifikohet dhe hyn në fyqi Marrëveshja e Prespës është publikuar në “Gazetën Zyrtare” të Greqisë.

Pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” me datë 25 janar 2019, marrëveshja mes dy vendeve tashmë edhe zyrtarisht është ligj në Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ligji nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë me titullin “Ratifikimi i marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve siç janë sqaruar në vendimet e Këshillit për siguri të Kombeve të Bashkuara (1993) dhe 845 (1993), ndërprerja e Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe vendosja e partneritetit strategjik mes palëve, përmban 3 nene.

Neni i parë është marrëveshja në tërësi në gjuhën angleze dhe i përkthyer në gjuhën greke. Neni i dytë i përket ngritjes së nivelit të Zyrës për lidhje në Shkup në ambasadë dhe Zyra për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare në Manastir në nivel të Konsullatës së përgjithshme. Neni i tretë sqaron se ligji hyn në fuqi pas shpalljes në Gazetën zyrtare, ndërsa marrëveshja hyn në fuqi pas ratifikimit dhe pas plotësimit të parakushteve, konform nenit 20.

Si projekt ligj, të shtunën e kaluar, Marrëveshja e Prespës është sjellë në Parlamentin grek pas së cilës pasoi debati dyditor i Komisionit kompetent për punë të jashtme dhe mbrojtje, pastaj deputetët mbi 38 orë në seancë plenare në tre vazhdime debatuan për zgjidhjen mes dy vendeve, ndërsa dje në mesditë me 153 vota “pro” ligj u miratua.

Dje Kuvendi i Greqisë me 153 vota “për”, 1 “të përmbajtur”, dhe 146 vota “kundër” ratifikoi marrëveshjen e Prespës ndërsa menjëherë pas ratifikimit, kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos nënshkroi ligjin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews