Ballina Aktualitet Rajoni Merdarë, ndalohet të hyjë në Serbi gazetari shqiptar!

Merdarë, ndalohet të hyjë në Serbi gazetari shqiptar!

Gazetari i ABC News, Armand Bajrami nuk lejohet që të kalojë nga pika kufitare e Merdares, mes Kosovës dhe Serbisë me pretendimin se ka hyrë ilegalisht. Ata nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe për pasojë hyrja në këtë territor për gazetarin është bërë ilegalisht. Për gazetën Shqip, gazetari shprehet se është kthyer së bashku me 3 kolegë të tjerë dhe një juriste. Ata po shkonin në Nish për të marrë pjesë në një seminar.  Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bajrami, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook tregon atë që ka ngjarë

Postimi në Facebook

Të  premten u bëra ilegal. Po mo, ilegal. Jo i rëndomte. Serioz. Mos mendoni “ti me ketë fytyre”. Me këtë fytyrë që  kam u bëra. Ilegal mirëfilli. I padëshiruar. Kokë e këmbë injoruar.

Ilegaliteti im nisi ne pikëkalimin kufitar të Merdares mes Kosovës dhe Serbisë. Udhëtoja drejt Nishit. Policia kosovare na priti dhe nderoi si vëllezër, si trimi trimat. Madje një prej tyre guximshëm nuk e vonoi as një “friend request” në fb (jo mua). Por na thanë që s’hapej ajo derë për ne. “Mos o trima”, thanë.

Oficeret serbe s’u sollën keq. Na respektuan me fytyra të paqta e buzë në gaz. Pastaj na kthyen pas. Brenda a jashtë dëshirës personale (tonën apo të  tyren) si trima vumë majat nga thembrat.

Se nuk e njohin Kosovën si shtet. Nuk duan të dinë se je nisur nga Shqipëria. U vret sytë vula e vene në pasaporte nga policia e Kosovës në Morinë. S’u interesoi as fakti që isha i ftuar në tokën e tyre. Për ta futja nga Kosova konsiderohej ilegale. Kurse unë.. ilegal. Ilegal komplet.

Nuk isha i vetëm. Kisha edhe tre vajza në makinë. Jolegale dolën dhe ato, por e pranuan që unë kisha një fare sqime në ilegalizëm. Një lloj sharmi dhe elegance. Ju druajtën performancës sime ilegaleske. Ndaj me lanë tek sedilja e tretë e furgonit. Pse?! Se prej ilegalit ca s’pret.

Udhëtimi u zgjat me 4-5 orë të tjera. Me biseda të ngrohta e histori ilegalësh sfiduam të ftohtin dhe deborën që s’ndalej. Dihet, klandestinët kanë vuajtjet e tyre. U desh t’i “faleshim” Maqedonisë për tu legalizuar. Që atje kalimi në Serbi ishte loje fëmijësh.

Ne na u hoq “njolla”, po kush lexoi këto radhë duhet ta dijë që në Merdare nuk kalon dot. Nëse i drejtohet ka rrezik potencial ilegalizimi.

Ndërkohë diplomacia shqiptare ka stekë të lartë. Rreket të negocioje ndryshime kufijsh, të jetë e ndjeshme ndaj zhvillimeve në Venezuele dhe të bëjë faktorin e paqes e stabilitetit në rajon. Mire bën…

@tn.lajmelokale
@tetovanews