Ballina Bota Prag lufte mes Izraelit dhe Iranit

Prag lufte mes Izraelit dhe Iranit

Prag lufte mes Izraelit dhe Iranit. Shkak janë bërë disa bombardime nga avionët izraelitë të bazave iraniane të vendosura në Siri. Ushtria izraelite pranoi zyrtarisht sulmin duke thënë se ishte një kundërpërgjigje ndaj raketave të hedhura nga Teherani në zona ku banojnë civilë izraelitë.

Bombardimet ndaj bazave ushtarake, ngjallën zemërimin e Iranit. Sipas mediave në Tel Aviv, gjenerali i forcave ajrore iraniane kërcënoi se ushtria e tij është e gatshme për luftë deri në zhdukjen e Izraelit.

Menjëherë erdhi përgjigja nga kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili tha se Izraeli do të godasë këto që kërcënon ta eliminojë./Tv Klan

@tn.lajmelokale
@tetovanews