Ballina Bota Prangoset ish-këshilltari i fushatës së Donald Trump

Prangoset ish-këshilltari i fushatës së Donald Trump

Roger Stone, ish-këshilltari i fushatës presidenciale të Donald Trump, është arrestuar ditën e sotme në Florida.

Mbi të rëndojnë 7 akuza, ku përfshihen veprime që pengojnë procedim zyrtar, pesë akuza për deklarim të rremë dhe një akuzë për manipulim të dëshmitarëve. Prokurori special Robert Mueller po heton për marrëveshje të dyshuar mes Rusisë dhe fushatës së Presidentit Trump. Ish-këshilltari i tij, Roger Stone do të dalë përpara gjykatës në Fort Lauderdale.

Nga ana tjetër, Presidenti Trump ka mohuar vazhdimisht që ai ose stafi i tij i fushatës elektorale të kenë bashkëpunuar me Rusinë për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Hetimin e prokurorit Mueller, Trump e ka konsideruar “gjueti shtrigash”. /tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews