Ballina Aktualitet Rajoni Putin në Serbi, makina me targa shqiptare alarmon autoritetet

Putin në Serbi, makina me targa shqiptare alarmon autoritetet

Një makinë me targa shqiptare ka alarmuar autoritete serbe gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në Beograd.

Gjatë vizitës në kishën Shën Sava të Beogradit, ndodhi diçka që fillimisht mediat në Serbi e raportuan si “incident”, pasi policia dhe organet e tjera të sigurisë u detyruan të ndalojnë dhe të kontrollojnë një veturë që kishte targa të Shqipërisë.

Megjithatë, në fund gjithçka u qartësua dhe doli të jetë një alarm i rremë, pasi vetura në fakt i përkiste një diplomati rus që shërben në Ambasadën ruse në Shqipëri, dhe se vetura ishte pronë e Ambasadës.

Ndërkaq, diplomati rus raportohet se kishte shkuar zyrtarisht në Beograd.

Artikulli paraprakMinistrja e Zaevit dhe anëtarja e kryesisë së LSDM-së është për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)
Artikulli tjetërSi të zhvillojmë inteligjencën me disa hapa të thjeshtë e praktik