Ballina Sport Shkëndija shpalos orarin e ndeshjeve miqësore

Shkëndija shpalos orarin e ndeshjeve miqësore

Shkëndija e Tetovës ka mbyllur javën e parë të përgatitjeve dimërore, ndërsa të mërkurën (16 janar) në qendrën sportive në Tetovë do të kenë testin e parë me Renovën, ndërsa më 20 janar poashtu në Tetovë pason kontrolluesja me Makedonija Gj.P..

Vetëm dy ditë më pas ekspedita ‘kuqezi’ do të niset drejt Turqisë, aty ku deri me 5 shkurt do të qëndrojë në Antalia të Turqisë, ndërsa që tani kanë caktuar edhe emrat e 4 kundërshtarëve nga gjithsej 5 ndeshje të parapara në kuadër të miqësoreve në tokën turke.

Shkëndija do ta zhvillojë kundër skuadrës zvicerane të Grashopers me 24 janar, para se të përballen me Orenburgun nga Rusia, ndërsa me 29 janar për kundërshtarë do të kenë skuadrën austriake të Sent Poltenit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews