Ballina Sport Strakosha, “muri” i Lacios që po çmend Italinë me pritjet e tij

Strakosha, “muri” i Lacios që po çmend Italinë me pritjet e tij

Thomas Strakosha është prej kohësh numri një i Lacios dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm i formacionit të Inzagit.

Portieri kuqezi vlerësohet 20 milionë euro nga “TransferMarkt” dhe është një nga asetet më të shtrenjtë të skuadrës laciale.

Forma e shkëlqyer e Strakoshës në dy sezonet e fundit ka bërë që tifozët e kaltër ta admirojnë, por dhe mediat kryeqytetase, që e vlerësojnë shumë gardianin 23-vjeçar.

“Lazziali.net” ka bërë një speciale shumë të gjatë për portierin kuqezi, ku në çdo fjali shprehin admirimin për numrin një të portës. Fillimet e karrierës, shpërthimi te Lacio, interesimi nga Liverpuli dhe mahnitja që po i bën Italisë: Strakosha është “muri” i Lacios!

“Një shpëtimtar i ardhur nga Zoti!”, kështu është titulli i speciales së shkruar nga “Lazziali.net”, që tregon qartë se besimi te Strakosha është shumë i madh dhe që në moshë të re, gardiani kuqezi mund të konsiderohet si lideri i të kaltërve.

Artikulli paraprakJu ka rënë celulari në ujë? Bëni këtë veprim menjëherë që ta shpëtoni (VIDEO)
Artikulli tjetërAktorja e njohur ekspozon gjoksin e saj “bombastik” (FOTO+VIDEO))