Ballina Bota Temperaturat shkojnë deri në -45 gradë, siberianët “ankohen” se është ngrohtë

Temperaturat shkojnë deri në -45 gradë, siberianët “ankohen” se është ngrohtë

Ndërkohë që evropianët, që po përballen me masa të ftohta këto javë mezi presin që të ikë dimri, siberianët nga ana tjetër ankohen se ka qenë shumë ngrohtë. Temperaturat kanë shkuar deri në minus 45 gradë Celsius, por për ta quhet ngrohtë, pasi nuk është ftohtë mjaftueshëm sa për t’iu ngrirë edhe qerpikët.

Kështu, Anastasia Gruzdeva, 25-vjeçarja fotoja e të cilës u bë virale vitin e shkuar, është ankuar se, këtë vit, nuk mund të ketë atë pamjen natyrale të ngrirë që e bëri të “famshme”.

Kjo pasi vitin që shkoi temperaturat në fshatin Oymyakon, ku ajo jeton, ishin 10 gradë më të ulëta. Pra, vitin që shkoi, në këtë periudhë të vitit temperaturat zbritën deri në minus 50 gradë Celsius.

Fotoja e këtij viti është bërë në të njëjtën ditë si në vitin 2018, por qerikët nuk kanë ngrirë mjaftueshëm si një vit më parë. Anastasia punon në një dyqan dasmash në Yakutsk, qyteti më i ftohtë në botë, gjashtë zona kohore në lindje të Moskës./a.meta

@tn.lajmelokale
@tetovanews