Ballina Kronika Tetovarja bie në hall me 22-vjeçarin nga një fshat i Tetovës: Më...

Tetovarja bie në hall me 22-vjeçarin nga një fshat i Tetovës: Më jep para, ose…

Policia e Tetovës ka vënë në pranga një 22-vjeçar nga fshati Kamjan, i cili shantazhonte një vajzë duke i kërkuar para për të mos i publikuar disa foto dhe video komprometuese në rrjetet sociale, transmeton Tetova News.

Kallëzimi në polici nga vajza 20-vjeçare nga një fshat i Tetovës është bërë më datë 17 janar 2019, në orën 14 e 45 minuta.

I riu akuzohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes 20-vjeçaren duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove dhe videove kompromentuese në rrjetet sociale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews