Ballina Bota Trump jep lajmin e mirë

Trump jep lajmin e mirë

Presidenti amerikan Donald Trump ka arritur marrëveshjen për rihapjen e qeverisë amerikane për 3 javë, pas mbylljes rekord të agjencive federale.

Burime nga Kongresi thonë për BBC se pakti nuk përfshin asnjë qindarkë që Trump ka kërkuar për të ndërtuar murin SHBA-Meksikë.

Presidenti republikan ishte betuar më herët se nuk do të pranonte asnjëlloj fature, nëse nuk përfshihej shifra prej 5.7 miliard dollarësh për të financuar premtimin e tij elektoral. Por demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve e kanë refuzuar këtë kategorikisht.

Duke folur në ditën 35-të të mbylljes, nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se marrëveshja do ta financonte qeverinë deri më 15 Shkurt. Ai tha se punonjësit federalë të prekur nga ky problem politik do të merrnin pagën e plotë./tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews