Ballina Kronika Aksident i rëndë në rrugën Tetovë-Jazhincë, një person ka humbur jetën...

Aksident i rëndë në rrugën Tetovë-Jazhincë, një person ka humbur jetën dhe një i plagosur (FOTO)

Një banor 50-vjeçar nga fshati Dobrosht ka ndëruar jetë, ndërsa një femër me lëndime të rënda trupore është transferuar në Klinikën e Shkupit pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të udhëkryqit në hyrje të fshatit Dobrosht, informojnë nga SPB-Tetovë.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur mes një makine të tipit “Golf” dhe një traktori.

Përveç viktimës dhe të lënduarve, është dëmtuar edhe një tjetër makinë e parkuar paranë vendit të aksidentit.

Policia dhe prokurori Publik po kryejnë hetimet ndërsa komunikacioni po zhvillohet përmes rrugës së fshatit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews