Ballina Kronika Aksident në Gjermani/Humb jetën këngëtari Shaban Shauliq (FOTO+VIDEO)

Aksident në Gjermani/Humb jetën këngëtari Shaban Shauliq (FOTO+VIDEO)

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Shaban Shauliq ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në aksin rrugor Bifild-Butersloh, në natën mes të shtunës dhe të dielës (16 dhe 17 shkurt)
Edhe mediet gjermane kanë shkruar për fatkeqësinë rrugore ku humbi jetën Shauliq.

“Ekipi i ndihmës emergjente ka marrë një thirrje në mëngjes, rreth orës 6 e 50 minuta se në autostradën A2 në drejtim të Dortmundit ka ndodhur një aksident i rëndë ku u përfshinë dy makina”, shkruan Westfalen-blatt për aksidentin ku humbi jetën këngëtari i njohur i muzikës popullore Shaban Shauliq, transmeton Tetova News.

Shkaktar i aksidentit, sipas informacioneve të para është shoferi 34 vjeçar i makinës së tipit “Mazda”, i cili i ka dhënë makinës i nën ndikimin e pijes dhe pa paatentë shoferi. Ai ka goditur nga mbrapa makinën ku ndodhej këngëtari.

Deri në ora 9 e 30 rruga ishte e bllokuar për shkak se zjarrëfikësit gjatë dy orëve kanë nxjerrë të plagosurit nga makinat e aksidentuara.

“Ende nuk mund ta besoj. Herët në mëngjes m informoi bashkëshortja e Shabanit, Gordana. Bashkë me Shabanin në makinë kanë qenë edhe muzikantët Mirsad Keriq dhe Boban Stojadinoviq.Sipas informacioneve të fundit, Keriq është në gjendje të rëndë, kurse Boban ka të thyera tre brinjë”, ka thënë për “Faktor” Dervisheviq./TetovaNews

Artikulli paraprakTjetër aksident i rëndë në Itali, 20- vjeçari shqiptar humb jetën (Emri)
Artikulli tjetërE shtrirë në makinë lukzose, moderatorja zihet me fansat pas fotos së publikuar