Ballina Bota Ari i Venezuelës krijon konflikt mes Turqisë dhe SHBA-së, paralajmërohet Erdogan

Ari i Venezuelës krijon konflikt mes Turqisë dhe SHBA-së, paralajmërohet Erdogan

E ndërsa Venezuela po shet arin, një paralajmërim i fortë ka ardhur në drejtim të qeverisë turke.

Një burim i lartë diplomatik perëndimor i tha BBC se Turqia konsiderohet problemi kryesor mes vendeve që merren me tregtinë.

Ata shtuan se ka dyshime se ari i eksportuar në Turqi po përfundonte në Iran, gjë që do të shkelte sanksionet amerikane.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan mbështet presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro, i cili po përballet me një sfidë të vështirë politike.

Tregtia e arit mes Venezuelës dhe Turqinë po rritet. Vitin e kaluar, vendi eksportoi në Turqi sasi ari me vlerë rreth 900 milionë dollarë.

Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë paralajmëruar më parë se ari mund të shkojë përmes Turqisë në Iran, gjë që do të shkelte sanksionet e SHBA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews