Dy anije detare ruse janë pajisur me një armë mbrojtëse e cila gjatë testimit ka lëshuar disa lëndë kimike që shkaktojnë halucinacione dhe vjellje tek sulmuesit për shkak të efektit të saj çorientues. Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA Novosti njoftoi se një kontraktor ushtarak rus ka furnizuar marinën me armën mbrojtëse, një pajisje e quajtur Filin 5P-42. Emri i armës Filin përkthehet në Eagle Oël në anglisht.
“Teknologjia, e cila u zhvillua për të verbuar dhe paaftësuar sulmuesit, është vendosur në fregatat e marinës ruse”, tha admirali Gorshkov dhe admirali Kasatonov, gjatë një deklaratë për shtyp. Arma në fjalë pengon që armiku të shohë anijet në një distancë prej më shumë se tre milje dhe në momentet që
Testimi i armës zbuloi se vullnetarët që tentuan të godisnin objektivat e mbrojtur nga Filini me pushkë snajperë, armët e sulmit dhe mitralozat, të gjithë kishin vështirësi me goditjen e objektivit. Ata nuk ishin në gjendje të shihnin objektivin. Pothuajse gjysma e subjekteve të testimit, 45 për qind, thanë se përjetuan marramendje, vjellje dhe ndjenja të çorientimit, sipas RIA Novosti. Ndërsa 20% thanë se ata pësuan halucinacione dhe përshkruan një si “top drite që lëvizte para syve”. Prodhuesi gjithashtu ka pohuar se pajisja mund të shkakton verbërim të përkohshëm të sulmuesit.