Ballina Sport Barcelona ndalet në transfertë nga Atletiko Bilbao

Barcelona ndalet në transfertë nga Atletiko Bilbao

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim në transfertën ndaj Atletiko Bilbaos.

Skuadra baske rezultoi një “kockë e fortë” për katalanasit, ashtu siç ka ndodhur shpesh në përballjet midis këtyre dy skuadrave.

Leo Mesi qartazi nuk ishte në ditën e tij më të mirë, ndërsa mungesa e mesfushorit brazilian Artur ishte e dukshme, sidomos po të marrësh parasysh paraqitjen zhgënjyese të Arturo Vidal.

Ky rezultat fut në garën për titull Real Madridin, që tani është e sheh veten në vend të dytë me 6 pikë diferencë nga katalanasit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews