Ballina Bota Bie një meteor në Kubë, dëgjohen shpërthime të fuqishme (Foto+Video)

Bie një meteor në Kubë, dëgjohen shpërthime të fuqishme (Foto+Video)

Një meteor i vogël ka rënë në Kubë, kurse banorët pretendojnë se kanë dëgjuar tingujt e shpërthimeve.

Në qiell mund të shihen gjurmët e meteorit, ndërkaq nuk dihet nëse ka pasur të lënduar, por shumë dritare janë parë të thyera, transmeton Telegrafi.

Siç raportojnë mediat kubane, meteori ka rënë në afërsi të qytetit Vinalesa, kurse rrëzimi i tij ka mundur të vërehet në qiell edhe nga Florida e SHBA-ve.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e këtij momenti, ku një qiell vërehet një “top i zjarrtë” duke rënë me shpejtësi të madhe në tokë. /Telegrafi/

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews