Ballina Kronika Digjet një shtëpi në Shipkovicë të Tetovës (FOTO)

Digjet një shtëpi në Shipkovicë të Tetovës (FOTO)

Dje (25 shkurt), rreth orës 14.00, është denoncuar zjarr në shtëpinë e 66-vjeçarit A.O. nga fshati Shipkovicë e Tetovës.

Pasi që flakët janë përhapur gjithandej, është djegur konstrukcioni i kulmit të shtëpisë, dysheme, dyer, dritare dhe paisje tjera shtëpiake.

Nuk ka pasur persona të lënduar, kurse me intervenim të ekipit të zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar.

Janë kryer hetimet dhe punohet në përcaktimin e shkakut, rrethanat si dhe detaje tjera lidhur me zjarrin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews