Ballina Bota Grevë në aeroportin e Hamburgut, anulohen mbi 50 fluturime

Grevë në aeroportin e Hamburgut, anulohen mbi 50 fluturime

Më shumë se 50 fluturime janë anuluar nga aeroporti gjerman i Hamburgut për shkak të një greve nga punonjësit. Sindikatat u kanë bëri thirrje punonjësve për një greve njëditore, e cila filloi në orën 3 të natës, përcjell albinfo.ch.

Aeroporti tha se 58 prej 388 fluturimeve të planifikuar për sot janë anuluar dhe ka një mundësi për trazira të mëtejshme të trafikut ajror.

Sindikata po kërkon një rritje të pagave për rreth 1,000 punonjës, duke përfshirë pilotët, pastaj shoferët e autobusëve të aeroportit dhe punëtorëve të bagazheve.

Sindikata kërkon rritje pagash prej 275 euro në muaj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews